Futboll Seria A Sport

RIKTHEN TIFOZËT “KUQEZI” SI DIKUR/ Piatek mbush stadiumin e “San Siros”, por mbetet pas këtij rivali…

Rezultatet e mira të javëve të fundit në kampionat kanë rikthyer entuziazmin te Milani dhe jo vetëm. Edhe tifozët kuqezinj kanë nisur të festojnë bashkë me lojtarët, duke iu rikthyer stadiumit “San Siro”, ashtu si dikur. E natyrisht kjo sjell edhe më shumë të ardhura.

Në ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Sassuolo (të shtunën, më 2 mars), kuqezinjtë mund të regjistrojnë ndeshjen e dytë me më shumë tifozë në “San Siro”. Natyrisht që ndeshja me më shumë tifozë mbetet ajo Milan-Juve (gati 75 mijë vetë), por gradualisht këto shifra po kthehen në normalitet.

Në prag të ndeshjes ndaj Sassuolo, janë shitur gati 50 mijë bileta. Tifozët kuqezinj kanë edhe 6 ditë kohë për të kaluar kapur kuotën e 58 mijë biletave të shitura, për të regjistruar ndeshjen e dytë sezonale me më shumë tifozë.

Fakt është që tifozët nuk e braktisën skuadrën edhe në momentet më të vështira të këtij sezoni. Në “San Siro” kanë qenë 40 mijë shikues në humbjen 0-1 me Fiorentina dhe pas eliminimit në Europa League. Rezultatet e fundit kanë rritur ndjeshëm trendin dhe tani tifozët besojnë shumë tek Gattuso e Piatek.

Gjithsesi, Milan mbetet ende pas Interit për sa i përket tifozerisë në “San Siro”, pasi zikaltërit kanë një mesatare prej 60 mijë shikues në çdo ndeshje që luajnë në fushën e tyre. Fakti që Interi luante në Champions League solli një numër të lartë abonuesish që në fillim të sezonit.

Related posts

Fiorentina-SPAL, 50 vjet më vonë dhe historia e pathënë e monedhës!

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier: Ja plani im për të mundur McGregor në revansh

Delo.autor

LËVDATAT NGA RAMOS/ Kapiteni i Realit “ngre në qiell” kroatin Modriç

Isa.Autor

Leave a Comment