Futboll Premier League

Manchester United arrin marrëveshje me PSG-në për Lucas Mouran

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e Lucas Mouras nga Paris Saint-Germain për 40 milionë euro.

Jose Mourinho është duke kërkuar futbollistë për ta përforcuar skuadrën, ndërsa janari mbetet një mundësi e mirë.

Sipas Gazzetta dello Sport, tashëm klubet kanë arritur marrëveshje për brazilianin.

Lucas që është 25 vjeç ka zhvilluar vetëm 72 minuta këtë sezon në Ligue 1.

Mësohet se çmimi që do të paguajnë anglezët është 35 milionë funte (39.7 milionë euro).

Ardhja e Neymar te PSG i ka zvogëluar dukshëm minuta e lojtarit.

Le Parisien shkruan se për lojtarin kishte interesim edhe nga Liverpooli.

Lucas ka shënuar 45 fola në 228 ndeshje me PSG-në. Ai ishte bashkuar nga Sao Paulo në vitin 2013.

Related posts

Zyrtare/ Jurgen Klopp publikon 24 lojtarët e Liverpoolit për finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Manchester City gati 80 milionë për yllin “Los Blancos”…

Delo.autor

“ATË E KAM TAKUAR NË VITIN 2019″/ Kimmich zbulon idhullin e tij: Ai ka qenë gjithmonë një shembull për mua

Delo.autor

Leave a Comment