Futboll Seria A

Çështja e spiunazhit, Vieri duhet të paguajë Inter-in

12 vite e gjysmë pas largimit të tij nga Inter, Bobo Vieri dhe klubi zikaltër vazhdojnë të përballen në sallat e gjyqit. Ish-sulmuesi ka denoncuar milanezët në 2012-ën, pasi ka zbuluar se klubi e ka pëtgjuar gjatë gjithë kohës që ka veshur fanellën zikaltër.

Por pas fitores në shkallën e parë dhe humbjes përgjysmë në apel, Bobo ka marrë një tjetër goditje nga Gjykata e Apelit. Në 2012-ën, në shkallën e parë, gjykata ka vendosur që ish-futbollisti të dëmshpërblehej me 1 milion euro (ai kishte kërkuar 12 milionë euro nga Telecom dhe 9,25 nga Inter), por apeli (korrik 2015) e ka detyruar të kthejë pothuajse gjithçka, teksa shuma e dëmshpërblimit u reduktuar në 80 mijë euro (Telecom) dhe 40 mijë (Inter).

Tani, pasi Vieri ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit të mësipërm, ka ardhur goditja e radhës. Gjykata e Apelit e Milanos, në fakt, ka hedhur poshtë kërkesën e tij dhe e ka detyruar Vieri-n t’i paguajë të dy shoqërive 33 mijë euro për shpenzimet e gjyqit.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, Valdet Rama dhuron spektakël në “Elbasan Arena”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zhbllokohet Bayern, Lewandowski thyen mbrojtjen greke (VIDEO)

Delo.autor

NGA TRANSFERIMI TE REALI DERI TE PREMTIMI PËR FITORE/ Mbape sfidon Mesin dhe Ronaldon: Më falni, por tani është radha ime

F.autor

Leave a Comment