Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Milan cakton objektivin: Duam të shkojmë në Champions…

Andrea Conti, pas fatit të keq në sezonin e kaluar, është gati të marrë vendin e tij te Milan. Mbrojtësi i djathtë, ish-Atalanta, po pret me padurim aktivizimin me kuqezinjtë dhe këtë nuk e ka fshehur aspak gjatë konferencës për shtyp në SHBA.

“Kam punuar shumë dhe po vazhdoj punën pa pushim. Kam bërë vetëm 10 ditë pushime. Objektivi im është të bëhem titullar dhe të arrijë Champions League me Milan. Një klub si Milan duhet të jetë gjithmonë në elitën e futbollit europian. Po bëjmë të pamundurën për t’ia dalë,” – tha Conti.

Më pas, 23-vjeçari shtoi: “U gëzuam shumë kur KAS na riktheu të drejtë për të luajtur në Europa League. Le të themi se drejtësia u vu në vend dhe fituam atë që na takonte nga fusha e lojës.”

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Conte vjen në Manchester me 5 lojtarë të… Interit

Delo.autor

BLINDOHET LISBONA/ Portugalia sfidon virusin me “Final 8”. Superkontrolle dhe protokoll ushtarak për skuadrat

Delo.autor

Rakitiç i bindur: Nëse frenojmë Mesin, nuk humbim

Sadik.Autor

Leave a Comment