Futboll Seria A Sport

“GARDIANËT KUQEZI”/ Strakosha s’njeh pushim, Berisha pret telefonatë

Thomas Strakosha është duke punuar i diferencuar për të kapur ritmin e shokëve dhe ditën e djeshme ka bërë stërvitje, edhe pse e gjithë Lacio e kishte pushim. Portieri shqiptar kërkon të jetë në formë sa më shpejt që të mos ketë asnjë problem në nisjen e sezonit të ri.

Krejt ndryshe është situata e Etrit Berishës, i cili pasi bëri një sezon të mirë me Atalantën, tani e sheh veten në merkato. Skuadra e Lilës ka shfaqur interes për të, por bluzinjtë duan 5 deri në 7 milionë për ta lënë të lirë. Ai duhet të gjejë patjetër një zgjidhje, sepse në të kundërt rrezikon të qëndrojë në stol në Bergamo, pasi titullari do të jetë Golini.

 

Related posts

“GOLI NGA GODITJA E DËNIMIT? KAM PATUR…”/ Florenzi: Te Roma dhe Parisi as nuk mund t’i afrohesha topit

Delo.autor

PSE TAYLOR PËR ITALI-AUSTRI? Ish-arbitri Rosetti: Kjo është e vetmja arsye pse e zgjodha

Delo.autor

Juve-Napoli, lufta për titull mund të vendoset nga këta 24 lojtarë

Sadik.Autor

Leave a Comment