Futboll

Kapiteni Batha zbulon çfarë ka më shumë Dalipi se Starova

Partizani mori një fitore me vlera të mëdha në javën e 27 të Kategorisë Superiore duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kamzën në transfertë. Kapiteni Batha përveçse i gëzohet suksesit, bëri edhe një analizë midis Partizanit të Starovës dhe atij të Dalipit.  “Dalipi ka më tepër dëshirë se Starova, ka ndikuar për mirë te lojtarët dhe është larguar presioni. Të gjithë janë më të bashkuar dhe duan të marrin maksimumin. Kamza luan futboll të bukur, ishte një ndeshje tepër e vështirë. Fati na buzëqeshi ne, jemi shumë të lumtur për këtë fitore”, tha kapiteni për “Super Sport”.

Champions League – “Vendin e dytë e mendojmë sepse nuk është larg, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Gjithçka mund të ndodh, por e rëndësishme është të japim maksimumin”.

Merkato e janarit – “Gjithmonë lojtarët që kanë ardhur, me përjashtim të atyre të verës që nuk bën diferencën, kanë treguar më të mirën. Tani e kemi larguar presionin dhe po luajmë më lirshëm ndaj shprehemi më mirë. Edhe lojtarët që erdhën në janar, treguan një gjendje të mirë”.

Siguria në mbrojtje – “Të gjithë mbrojtësit po luajnë mjaft mirë dhe na japin shumë siguri. Mesfushorët nuk janë tërhequr më mbrapa, por kemi luajtur më tepër afër portës. Kjo na ka ndihmuar të japim më të mirën dhe ta mbajmë kundërshtarin në zonën e tij”.

Related posts

Bundesliga, Stuttgarti s’fal ndaj Këlnit

Q.Autor

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Dua marrdhënie të mirë me shtypin, nuk më pëlqen të…

Delo.autor

Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Europë

Q.Autor

Leave a Comment