Futboll La Liga Sport

KA KLAS DHE FINESË/ Njihuni me pasardhësin e Xavit tek Barcelona (VIDEO)

Xavi Simons është lojtari 15 vjeç i Barcelonës, i cili ka një stil të “çmendur” të jetës. Me moshën që ka, ai ka arritur një famë të madhe duke shpërndarë video të ndryshme ku e tregon talentin e tij përmes YouTube.

Ai i ka bërë 1 milionë ndjekës në Instagramin e tij zyrtar, numër të cilin jo shumë futbollistë profesionist e arrijnë.

Simons po ashtu është një atlet i kompanisë Nike. Djaloshi momentalisht është duke luajtur në La Masia me skuadrën U-15, dhe është duke u trajnuar për të shkuar në hapat e lojtarit, mbas të cilit e mori emrin, legjendës së Barcelonës, Xavit.

Fans i Simons Xavit është edhe superagjenti Mino Raiola, i cili e ka vlerësuar shumë talentin e tij: “Xavi Simons është një lojtar shumë i mirë, i ri, me potencial dhe të ardhme të madhe. Ne jemi shokë të mirë”.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E SULMUESTI NGA ARSENAL/ “Shpërthen” Lazarette: Kjo është e vetmja e vërtetë…

Delo.autor

Iniesta mbron Piquen pas festimit të golit ndaj Espanyolit

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment