Futboll Seria A Sport

SAKRIFICA e De Laurentiis/ Refuzon 100 milionë euro për “yllin” e Napolit

Aurelio De Laurentiis ka zbuluar një të fshehtë merkatoje gjatë një interviste për radion “Kiss Kiss Napoli”: “Refuzova një ofertë prej 100 milionë eurosh për një prej futbollistëve të mi.” Duket se ka qenë Manchester United që ka ofruar këtë shifër për Kalidou Koulibaly, por Napoli e konsideron të pashitshëm senegalezin, mes qendërmbrojtësve më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar.

Gjithsesi, tani duhet të flasë me Koulibaly për rritje e pagës, sepse në Premier League ai do të merrte trefishin e asaj që merr tani. Menaxheri i tij ka pasur një takim me drejtorin teknik Giuntoli.

“Mendoj se ai do të marrë më shumë se katër milionë euro në sezon për sa kohë do të luajë me Napoli. Eshtë një njeri shumë i mirë dhe i kuptueshëm, kësisoj nuk mendoj se do të kemi probleme për arritjen e marrëveshjes,” – tha De Laurentiis.

Related posts

REAL MADRID – MELILLA/ Për “Los Blancos” kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet

Isa.Autor

SERIE A/ Pa Champions, Interi rrezikon të humbasë yjet

Sadik.Autor

KUSHTON 100 MILIONË EURO/ Juventusi “fut në rreth” një kampion bote

F.autor

Leave a Comment