Futboll Seria A Sport

NUK MJAFTON RONALDO/ Ja kush janë ekipet që kanë fanellat më të shtrenjta në Serie A

Sezoni i ri pritet të startojë dhe klubet tashmë kanë hedhur në shitje uniformat e tyre zyrtare për edicionin e ri përmes faqeve të tyre në internet. Ka edhe nga ato raste kur në shitje kanë qëndruar edhe fanellat e sezonit të kaluar, që mund të blihet me një çmim më të reduktuar në raport me atë të uniformës së re. Madje ka edhe nga ato klube, të cilat nuk janë furnizuar ende me mallin për shitje, por është e sigurtë që do ta bëjë shumë shpejt, pasi të ardhurat nga shitja e fanellave dhe aksesorëve përbën një shumë të konsiderueshme për buxhetet e shoqërive të futbollit, sidomos kur shitjet realizohen online, përmes faqes zyrtare të klubit.

Bazuar në detajet e publikuara nga vetë klubet në faqet e tyre zyrtare, rezulton se: trofeu për kompletin më të shtrenjtë ndahet mes Inter dhe Romës, me uniformat e tyre Nike, të cilat pas personalizimit sipas dëshirës, kushtojnë jo pak, por plot 201 euro. Mes klubeve me uniforma me vlerë mbi 100 euro renditen edhe Milan me Puma, Juventus me rivlalin tjetër gjerman, skuadra e vetme që mban Adidas, e ndjekur nga Fiorentina me Lecoq Sportif. Ajo që tërheq vëmendjen është fakti që Juventus paraqet koston më të ulët në të gjithë klubet e Seria A, të personalizimit të fanellës, me vetëm 7,50 euro, ndërkohë që çudit edhe Fiorentina me pantallonat që kushtojnë më shumë se kudo tjetër mes ekipeve të kampionatit italian, plot 50 euro.

Skuadra
Inter 141 40 20 €201
Roma 141 40 20 €201
Milan 120 40 20 €180
Juventus 129,95 39,95 7,50 €177,40
Fiorentina 109 50 15 €174

Related posts

SHËNOI 2 GOLA/ Shihni çfarë ka humbur RONALDO me PORTËN BOSH (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHIRON TË LARGOHET/ Liverpuli i vendos çmimin Xherdan Shaqirit

Delo.autor

SKANDALI TEK SHTANGA/ Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

Delo.autor

Leave a Comment