Futboll Sport

Bonucci kthehet tek Juventus, ja lëvizja që përfshin edhe Higuain

U prit me shumë bujë tek Milan dhe ishte si një nga lojtarët më të mirë dhe më të paguar, madje i dhanë edhe shiritin e kapitenit, por tashmë kërkon të rikthehet tek Juventus.

Në fakt sinjalet e futbollistit drejt bardhezinjve janë nisur që në merkaton e Janarit të shkuar. Bonucci mban ende lidhje të forta me futbollistët e Juventusit, por edhe me qytetin e Torinos, pasi familja e tij nuk u largua asnjëherë. Pengesë mbetet reagimi i mundshëm i tifozëve, por edhe paga e tij.

Kapiteni i Milanit përfiton 10 milionë euro në vit plus bonuset, pagë të cilën për momentin në Torino nuk mund t’ia garantojnë. Mediat italiane thonë se futbollisti është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica ekonomike për të riveshur fanellën bardhezi. Bonucci kërkon të përfitojë nga interesimi i Milanit për Gonzalo Higuain.

Kontaktet mes dy klubeve janë bërë reale, madje vetë argjentinasi ka shprehur pëlqimin për destinacionin milanez. Pritet që kuqezinjtë të formalizojnë ofertën. Kjo e fundit duhet të jetë më e madhe se ajo e anglezëve të Chelsea, nëse vazhdojnë ende të mendojnë për sulmuesin.

Për Bonuccin është interesuar edhe PSG dhe Real Madrid.

Related posts

Atmosferë pozitive para finales së madhe, Luka Modriç nuk përmbahet për shokun e skuadrës 

Isa.Autor

Francesco Totti: Roma duhet të ndjek modelin e Liverpoolit, ata janë…

Sadik.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK/ Eriksen operohet në Kopenhagen, i vendoset implanti defibrilator në zemër

Delo.autor

Leave a Comment