Futboll Premier League Sport

Mourinho: Fred ka shumë cilësi, por nuk është zëvendësues për Carrick

Jose Mourinho thotë se Fred nuk është një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Michael Carrick, por shton se braziliani mund të jetë një lojtar kyç në mesfushën e Manchester United, në sezonin e ri.
Lojtari u bashkua me “Djajtë e Kuq” nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk, muajin e kaluar, për 52.5 milionë £.

Ai nuk është ende i pranishëm te Manchester Unitedin në sezonin e parë, pas angazhimit të Kupës së Botës me ekipin kombëtar brazilian. 25-vjeçari do të jetë një shtesë e mirëpritur në mesfushën e skuadrës së Mourinhos, pas largimit të Michael Carrick, i cili doli në pension në fund të sezonit të kaluar për të marrë një rol stërvitor në klub.

Por, Mourinho beson se Fred do të sjellë krijimtarinë dhe stilin e duhur në qendër të mesfushës: “Nemanja Matic, Marouane Fellaini, Paul Pogba dhe madje Ander Herrera, janë lojtarë fizikë dhe të fortë. Ne mendojmë se kemi një lojtar si Fred në skuadër, i cili është më teknik, me cilësi më të larta të pasimit dhe driblimit në hapësira të shkurtra. Ai mund të lidhë mesfushën me lojtarët sulmues. Mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne, por le të presim. Michael Carrick është Michael Carrick dhe nuk ka pasues”.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Kolumbia shënon golin e parë ndaj Japonisë

Sadik.Autor

REI MANAJ DREJT RIKTHIMIT NË SERIE A/ Ja ekipi ku mund të transferohet sulmuesi i Kombëtares

Delo.autor

ITALI-GREQI/ Autogoli i grekëve, “Azurrët” e De Biasit zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment