Futboll Premier League Sport

Emery i kënaqur me merkaton, por planifikon edhe një përforcim tek Arsenali

Unai Emery ka përsëritur se Arsenali mund të bëjë edhe një përforcim përpara se dritarja e transferimeve të mbyllet. “Topçinjtë” kanë qenë të zënë me merkaton e verës, duke bërë pesë blerje të reja. Tashmë, trajneri Unai Emery po përgatitet për sezonin e tij të parë në krye të “Emirates”.

Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno dhe Sokratis Papastathopoulos kanë arritur të forcojnë “shtyllën kurrizore” të Arsenalit, ndërsa mesfushorët Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi, gjithashtu, janë bashkuar me londinezët.

Emery thotë se ai është i kënaqur me përforcimet e Arsenalit deri tani, por pranon se klubi po kërkon në treg për të parë nëse ka ndonjë mundësi për të shtuar edhe një fytyrë të re. “Jam shumë i lumtur me atë se si klubi po punon. Ne po punojmë çdo ditë se si mund të përmirësohemi, – tha ai në faqen zyrtare të klubit.

– Unë jam me lojtarët dhe ata që kanë ardhur këtë javë. Jam shumë i lumtur dhe e kam thënë në konferencën e fundit për shtyp që, nëse ka një mundësi për të nënshkruar edhe me një lojtar, atëherë ne jemi duke kërkuar”.

Londinezët e veriut kanë qenë të lidhur me lojtarin e krahut të Bayern Munich, Kingsley Coman, por francezi i ka hedhur poshtë spekulimet. Kur u pyet nëse ishte i sigurt për të luajtur me Bayern Munich sezonin e ardhshëm, Coman u përgjigj: “Normalisht, po”.

Kur u pyet për të sqaruar komentet e tij, francezi tha: “Normalisht do të thotë normalisht, tani jam te Bayern, e kam zgjatur kontratën time për pesë vjet, kështu që normalisht do të qëndroj këtu. Unë nuk kisha kontakt me Arsenalin”.

Arsenali përballet me një fillim të vështirë në sezonin 2018-2019 në Premier League, me përplasjet kundër kampionëve të Manchester City dhe Chelsea, në dy ndeshjet e para.

 

Related posts

KUALIFIKIMI I “LOS BLANCOS” NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Valdano: Gjigantë të vërtetë, kanë mbajtur Real-in në lojë

Delo.autor

NGA ITALIA NË GJERMANI/ Ja vendet dhe datat e fazave përgatitore të klubeve të Serie A

Delo.autor

“Armiku” i thur elozhe HYSAJT: Është titullar i padiskutueshëm te Napoli i Ancelottit

Isa.Autor

Leave a Comment