Futboll Sport

TESTET MIQËSORE/ Kombëtarja U-15 mundet në dy përballjet me Kroacinë

Kombëtarja shqiptare e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj është mundur edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar ndaj përfaqësueses të Kroacisë U-15. Takimi u mbyll në shifrat 3-1 për vendasit.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e vegjël e shënoi futbollisti, Brajan Begotaraj në fraksionin e dytë të lojës. Ndeshja filloi 30 minuta më herët nga orari që ishte përcaktuar, për shkak të temperaturave të larta. Edhe sfidën e realizuar pak ditë më parë (23 korrik ora 18:00 në Dua Resa) e kanë fituar vendasit me rezultatin minimal 1-0.

Tekniku Memushaj për këto takime kishte të grumbulluar 22 futbollistë, të datëlindjes 2004 dhe 2005. Këto miqësore do t’i shërbejnë për të njohur më mirë lojtarët që do të afrojë për të ndërtuar grupin e tij për ndeshjet zyrtare.

Related posts

ELEMINIMI NGA “KUPA E ITALISË”/ Dybala: Kur jeni mësuar vetëm duke fituar, humbja të…

Delo.autor

Deschamps godet tifozët e Francës, pasi ata vërshëllyen mesfushorin e talentuar…

Sadik.Autor

PO REZULTON DËSHTIM/ Blerja 40 milion euro zbulon pse nuk ka debutuar me Liverpoolin

Isa.Autor

Leave a Comment