Futboll Seria A Sport

RINOVIMI I HYSAJT/ NAPOLI mbulon me “AR” mbrojtësin SHQIPTAR

Aludime, transferim i mundshëm në disa klube të Europës, konflikt nga menaxheri për Çelsin dhe në fund… rinovim. E tillë ka qenë tabloja e Elseid Hysajt dhe Napolit, që nga fundi i sezonit të shkuar deri më tani. Pas shpërthimit të menaxherit të tij, i cili shfrynte ndaj klubit për bllokimin e shqiptarit që të mos largohej te Çelsi, mediat italiane bëjnë me dije se Napoli ka bërë gati milionat për të kënaqur mbrojtësin kuqezi për qëndrimin.

MILIONAT – “Gazetta Dello Sport” ka bërë me dije se Napoli do të ofrojë një kontratë të re për Hysajn, me zgjatjen dyvjeçare deri në vitin 2023. Jo vetëm kaq, por pritet që pagesa e Hysajt të shkojë deri në 2.6 milionë euro neto në vit, pa përfshirë klauzolat shtuese dhe bonuset e ndryshme. Në këtë mënyrë, shqiptari do të jetë në listën e futbollistëve të vlerësuar në ekip.

KONTRATA – Hysaj kishte një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh dhe menaxheri u irritua pse drejtuesit nuk pranuan pagesën e Çelsit. Tanimë, mësohet se shqiptarit mund t’i hiqet klauzola dhe e ardhmja e tij të mos jetë e kushtëzuar nga një shifër e caktuar, por nga vullneti i drejtuesve të klubit. Brenda javës pritet takim mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të Napolit mbi rinovimin

Related posts

“SHPRESOJ QË TË VAZHDOJMË ME POZITIVITET”/ Seferi: Tirana po tregon forcën, 7 gola janë pak

Delo.autor

Pep Guardiola optimist: Sane do të jetë edhe më i fortë se vitin e kaluar…

Isa.Autor

Tjetër REFUZIM për Man United/ DËSHTON transferimi i yllit të Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment