Futboll Seria A Sport

“Skandali” i shitjes së ndeshjeve, ekipi italian “pastrohet” nga të gjitha akuzat

Në betejën me Federatën Italiane për manipulimin e ndeshjeve të Serisë A, klubi i Chievos i ka shpëtuar penalizimit. Skuadra nga Verona fitoi sot çështjen për zbritjen e pikëve nga renditja e sezonit të kaluar duke mbyllur përfundimisht historinë e fiksimit të ndeshjeve në kampionatin italian.

Presidenti i klubit verdheblu Luca Campedelli mësoi vendimin përfundimtar të Federatës Italiane, pasi përfitoi nga fakti që nuk u thirr në pyetje nga hetuesit e çështjes.

Chievo shmang dënimin me zbritje pikësh dhe tani mendon vetëm për sezonin e ri. Skuadra u rendit në vendin e 13-të edicionin e fundit të Serisë A. Ekipi tjetër i akuzuar për manipulim të ndeshjeve Parma e nis sezonin e ri në Serinë A, por me 5 pikë më pak dhe e gjobitur 20 mijë për futbollistin Emmmanuele Calaio i cili duhet të qëndrojë jashtë fushave për dy vite.

Related posts

NUK IA DEL NË TRANSFERTË/ Dyshja Sarr-Deeney mposht Manchester United

Delo.autor

JAVA E 27/ Spikat përballja Laçi-Vllaznia. Superiorja luhet në fundjavë, ja axhenda…

Delo.autor

U GODIT ME PLUMB NË KOKË/ Dalin detaje të reja nga vrasja e liderit të ultrasve të Lazios

Delo.autor

Leave a Comment