Futboll Sport

“SPORT BILD”: Lewandowski ndjen mungesën e mbështetjes nga kupola

Polaku ndërkombëtar, Robert Lewandowski, po e ndjen shumë mungesën e mbështetjes nga drejtuesit e klubit të tij aktual, Bayern Munich, sipas informatave nga revista “Sport Bild”, që siguron se lojtari dëshiron ta ngrejë çështjen me menaxhmentin bavarez, pas kthimit nga pushimet.

Lewandowski ndjen, sipas tabloidit të njohur gjerman, se në “Allianz Arena” është bërë një lloj simboli i dështimit të Bayernit në përpjekjen për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve, në katër sezonet e fundit.

Edhe pse klubi e ka shpallur atë disa herë jo të transferueshëm, argumenti që përdoret zakonisht për polakun është se Bayerni nuk është një klub shitës dhe jo vlera që ka lojtari për ekipin.
Gjithashtu, klubi nuk e ka mbrojtur Lewandowskin nga sulmet e ish-lojtarëve dhe ekspertëve, të cilët e kanë akuzuar atë për mungesë qëndrimi në disa ndeshje kyç.

Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe madje ka ndryshuar agjentin e tij, në përpjekje për të përgatitur largimin nga gjigandët bavarezë, por deri më tani klubi ka qenë i vendosur për të mos pranuar oferta dhe negociata për të.

Related posts

Në javën e fundit të Premier League do të luhet vetëm për parà…

Sadik.Autor

FIA MERR VENDIMIN/ Ideja e çmendur e drejtuesve, botërori i Formula 1 me 30 gara

Delo.autor

LIVE/ Sampdoria-Juventus, Caprari dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment