Futboll Sport

Voller mbi deklaratën e Ozil: Më shumë se gjysma ishte budallallëk

Çështja e Mesut Ozil mbetet e nxehtë në Gjermani. Tani është prononcuar edhe Rudi Voller. Drejtori sportiv i Leberkusen nuk është i bindur nga deklarata e Ozil, duke u shprehur për Sky Sport News HD: “Disa gjëra nuk ishin gabim, por më shumë se gjysma ishte e tepruar dhe budallallëk.

“Shpjegimi duhet të kishte ardhur më herët,” shprehe ish-drejtori i Gjermanisë. “Çështja e tij ka acaruar të gjithë në Gjermani. Gjithsesi, edhe Hoeness e ka tepruar me deklaratën e tij. Ai është shumë direkt, mbase pak më shumë sesa duhet.”

Uli Hoeness kishte deklaruar disa ditë më parë se hera e fundit që Ozil kishte fituar një dyluftim ka qenë në vitin 2014.

Related posts

DUELE PËR TITULL, EUROPË DHE MBIJETESË/ Sot Kategoria Superiore është “zjarr”

Delo.autor

Barcelona nuk kishte nevojë për ndihmë

Sadik.Autor

Lojtari i West Ham pështyn kundërshtarin, trajneri Moyes: Do të ketë pasoja

Q.Autor

Leave a Comment