Futboll Premier League Sport

Chelsea dhe Arsenal duan Bailey, por shifra që kërkon Leverkusen është e frikshme

Leverkusen është pranë humbjes së yllit të skuadrë. Sipas anglezes The Sun, Chelsea dhe Arsenal kanë ringjallur interesin për Leon Bailey.

Sulmuesi është 20 vjeç dhe ka një kontratë deri më 2022 te Aspirinat. Sipas shtypit anglez, xhamajkani kërkon medoemos të transferohet në Premier League. Ai kushton rreth 45 mln euro.

Menaxheri i Leverkusen Jonas Boldt: “Gjatë gjithë verës nuk ka pasur asnjë interes për të, vetëm thashetheme.” Por nëse kjo gjë do të ndryshonte, për klubet e interesuar do të ishte një operacion i shtrenjtë.

Sipas informacioneve të Bild, klubi gjerman do të kërkonte 100 mln euro për të liruar lojtarin premtues.

Related posts

XHAKA RRËFEN HISTORINË E TIJ/ Nga rritja mes të droguarve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

F.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Gakpo, sulmuesi Depay ndëshkon Malin e Zi (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho: Ju tregoj arsyen e vërtetë të eliminimit “dramatik” të Ajaxit

Delo.autor

Leave a Comment