Futboll Seria A Sport

 E DUAN NË MILANO/ Interi vendos ultimatum për Vrsaljko dhe bën gati planin “B”…

Inter vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Javën e ardhshme, Piero Ausilio ka afatin e fundit për t’i dhënë një futbollist të tillë trajnerit Luciano Spalleti.

Në “pole position”, prej disa javësh është Sime Vrsaljko, por pengesa më e madhe përfaqësohet nga Atletico Madrid, që kërkon 25 milionë euro. Inter nuk ofron më shumë se 20 milionë euro. Alernativa është Zappacosta i Chelsea.

Për më tepër zikaltërit kërkojnë një formulë që nuk pëlqehet shumë nga spanjollët, atë të huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit. Në këtë fundjavë është i parashikuar edhe takimi i fundit mes drejtuesve të Inter dhe madrilenëve.

Nëse marrëveshja do të dështojë atëherë Inter do të nisë të bisedojë me Chelsea për të marrë Zappacosta. Mundësia më e mirë për të marrë ish-mbrojtësin e Torino, do të jetë miqësorja mes dy klubeve, të shtunën e ardhshme në Nice.

Related posts

E ARDHMJA E IBRAHIMOVIC/ Donnarumma dhe merkato! Drejtuesi i Milanit sqaron të gjithë

Delo.autor

ÇUDIRA NGA SPANJA/ Real Madrid largoi një yll sepse kishte probleme me djalin e Zidane

Delo.autor

Zhang jr: Po krijojnë shumë rrëmujë, por nuk do të na ndalin

Sadik.Autor

Leave a Comment