Futboll Seria A Sport

KLUB LEGJENDAR/ Një kampion i madh viziton Milanin në SHBA…(VIDEO)

Milan po vazhdon përgatitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa merkato është në pjesën më të nxehtë, çështja Bonucci vazhdon të jetë e hapur, ashtu si dilemat për të ardhmen e trajnerit Gattuso, kuqezinjtë kanë pasur një vizitë të bujshme në vendin ku janë grumbulluar në Los Anxhelos.

Futbollistët dhe stafi i Milan janë takuar nga Zlatan Ibrahimovic, ish-sulmues i kuqezinjve që aktualisht luan në Kaliforni me LA Galaxy.

“Ju kam gjithmonë në zemër, më ka marrë malli për Milan,” – ishte mesazhi i suedezit.

Faktikisht më shumë ka marrë malli tifozët e Milan për të, sepse ai ka qenë “bomberi” dhe protagonist i titullit të fundit të fituar nga kuqezinjtë, në vitin 2011.

Related posts

“LUHET 1 SHEKULL FUTBOLL NË MANCHESTER”/ Solskjaer ndez derbin: Legjendarët e kësaj historie…

Delo.autor

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

Sadik.Autor

“SUKSESI NË CHAMPIONS, KUJTIMI MË I BUKUR”/ Julio Cesar bëhet nostalgjik: Pritja më e veçantë është kundër…

Delo.autor

Leave a Comment