Futboll Seria A Sport

I shënoi dy gola Bayern Munich/ Sulmuesi bardhezi do të huazohet te Genoa

Nata e lavdisë për Andrea Favilli: sulmuesi i ri i Juventusit ka arritur të shënojë dy gola, me të cilët bardhezinjtë “kanë palosur” Bayern Munich, duke i dhënë vetes një ndeshje ëndërr para lamtumirës.

Po, sepse e ardhmja e tij e afërt do të jetë në Genoa, me të cilën tashmë është arritur një marrëveshje, që duhet vetëm të formalizohet. Lajmi është konfirmuar nga Massimiliano Allegri, pas takimit, i cili njoftoi lëvizjen e ardhshme të sulmuesit: “Favilli është një lojtar i mirë, ka aftësi të mëdha, është gati të shkojë në Genoa si huazim për vitin e ardhshëm”.

Në fjalët e trajnerit bardhezi dukej kënaqësia për suksesin, edhe pse ishte një miqësore e thjeshtë: “Djemtë ishin mjaft mirë, duke qenë se ishte loja e parë. Ata kanë provuar veten e tyre dhe kanë fituar, kjo është një kënaqësi e madhe”.

Related posts

ZYRTARE/ Çekiçi firmos me ekipin e ri

F.autor

“Vetëm një ditë pushimesh dhe e binda”, foto provokuese nga Turqia

Sadik.Autor

Florenzi: Juve-Roma nuk vendos titullin, do t’u hiqja Dybalan

Delo.autor

Leave a Comment