Futboll Premier League Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Chelsea-t: Eden Hazard është më i mirë se Ronaldo

Ish-mesfushori i Çelsit, Obi Mikel, ka dhënë një deklaratë të bujshme ku u shpreh se Eden Hazard është një lojtar dembel pasi mund të jetë më i mire se Kristiano Ronaldo.

“Unë gjithmonë kam thënë se Hazard është një nga lojtarët më të talentuar. Ai i ka të gjitha: shpejtësinë, fuqinë, teknikën. Për mua ai ishte prapa Mesit dhe Ronaldos sepse është dembel. Ai e ka mundësinë të jetë aq i mirë sa ata të dy. Nuk është aq i mirë sa Mesi sepse ai vjen nga një planet tjetër, por mund të them se është më i mirë se Ronaldo.

Hazard ishte gjithmonë dembel, lojtari që kushtohej më pak në stërvitje nga të gjithë lojtarët që kam njohur. Të martën ishte sikur ai nuk ishte atje, të gjithë vraponin, ai ishte në këmbë duke ecur. Të gjithë diskutonin, bërtisnin gjatë stërvitjes dhe ai nuk bënte asgjë, por kur ai luante ishte kaq e bukur. Nuk është e drejtë që disa njerëz kanë kaq shumë talent! “, u shpreh ish-mesfushori i cili ka luajtur me Hazard tek blutë e Londrës.|

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Danimarkë-Belgjikë. Rezultati 1-2

Delo.autor

VEPRIMI SKANDALOZ/ FA nis HETIMET për gjestin e Mourinho pas fitores ndaj Newcastle

Isa.Autor

I ARDHUR NË VERË TEK REAL MADRID/ Ja data se kur do të rikthehet Hazard në fushë

Delo.autor

Leave a Comment