Futboll Seria A Sport

Ardhja e Ronaldos i heq goditjet e dënimit, mesfushori i Juventusit pranë largimit në…

Efekti i Kristiano Ronaldos po ndihet tashmë gjithnjë e më shumë në Itali por edhe te Juventus specifikisht. Kampionët e Italisë duhet të bëjnë mirë llogaritë me grupin në dispozicion për ta harmonizuar atë me portugezin e për të mos lejuar krijimin e pakënaqësive të mëvonshme gjatë sezonit.

Pjesë e kësaj është bërë dhe mesfushori boshnjak Miralem Pjaniç i cili duket se do të largohet nga “Zonja e vjetër”. Roli i tij tek torinezët do të zbehej së tepërmi me ardhjen e Ronaldos, dhe pasoja e parë do të ishte padiskutim mosmarrja më përsipër e goditjeve të dënimit të cilat portugezi i ka “pikë të dobët”.

Sipas informacioneve nga mediat italiane Pjaniç po kërkohet me ngulm nga kampionët e Anglisë Manchester City, me Pep Guordiola që e sheh atë si një element shumë të rëndësishëm për ekipin.

Related posts

Leroy Sane: Manchester City GATI për finalen e parë sezonale ndaj Chelsea

Isa.Autor

“Ai është trajneri më i dështuar i historisë së Premier League, Rashford nga ai do të mësonte si të humbiste”

Q.Autor

Skënderbeu kërkon 600 mijë euro për Gavazajn, por po ngec

Sadik.Autor

Leave a Comment