Futboll Sport

GJERMAN I RREPTË/ “Diktatori” Tuchel, spiunon lojtarët e PSG-së që dalin…

Si një gjerman i vërtetë, Tomas Tuhel po përpiqet t’u mësojë disiplinën lojtarëve të PSG-së. Jeta e një profesionisti duhet të jetë e kujdesshme dhe të shmangë daljet vonë natën.

Për të arritur qëllimin e tij, ish-trajneri i Dortmundit ka vizituar lokale dhe restorante të ndryshme të jetës mondane parisiene dhe ka arritur një pakt me menaxherët dhe pronarët e tyre për t’i “spiunuar” lojtarët sa herë të shfaqen në ambientet e tyre.

Nejmar, një frekuentues i shpeshtë i jetës së natës, do ta ketë punën pisk. Sipas “France Football”, Tuhel ka ndërhyrë edhe në dietën e ekipit, duke vendosur rregulla rigoroze, siç është ndalimi i pijeve me gaz dhe ka kufizuar ushqimet e shpejta dhe makaronat.

Related posts

Speciale e “Foreign Policy”/ Kjo është arsyeja pse serbët e politizuan ndeshjen me Zvicrën

Isa.Autor

Atl Madrid-At Bilbao, vendasit kanë fituar 4 nga 5 të fundit kundër miqve

Q.Autor

COPA AMERICA/ Uruguai mposht lehtësisht Ekuadorin, shënon dyshja Suarez-Cavani

Delo.autor

Leave a Comment