Futboll Premier League Sport

CHELSEA FRIKËSON JUVENTUSIN/ Londinezët ofrojnë 200 milionë euro për 3 SUPER LOJTARË

Gjatë orëve në vijim bardhezinjtë e Juventusit presin të mbërrijnë në Milano, aty ku trajtohen çështjet e merkatos, përfaqësues të Chelsea-t. Marina Granovskaia është e besuara e Roman Abramovich, që vjen e gatshme për të negociuar për tre futbollistë. Për Higuain dhe Ruganin oferta është 100 milionë euro, por gjatë orëve të fundit është shtuar interesi i manjatit rus edhe për Pjanic. Për boshnjakun do të duheshin edhe 100 milionë të tjera, duke kënaqur teknikun Maurizio Sarri, i cili do të kishte një skuadër në gjendje për të luftuar për titullin e Premie League-s.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Me Ruganin është arritur akordi paraprak për shifrën e 4.5 milionë eurove neto në sezon, por nëse Massimiliano Allegri do të mbetet pa shërbimet e tij, atëherë sigurisht që për motive teknike nuk do të lejojë edhe largimin e Caldaras, që aktualisht është pjesë e trativës me Milanin për rikthimin e Bonuccit, pasi përtej shifrave çdo operacion ka një dinamikë të veçantë.

Për kapitullin “Pjanic” mund të thuhet se, pavarësisht përgënjeshtrimeve të Pep Guardiolës, Manchester City vazhdon të ëndërrojë shërbimet e mesfushorit boshnjak. Gjithsesi, pritet që të mos vonojë oferta stratosferike prej 200 milionë eurosh e Chelseat për të tre lojtarët, çka do t’u lejonte bardhezinjve sulmin për Milinkovic-Savic të Lazios, për të cilin Claudio Lotito kërkon një ofertë faraonike mbi 120 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Suning prezanton Inter-Napoli me hijen e “Pleshtit” tek katedralja e Duomos! (FOTO)

Delo.autor

Zyrtare, konfirmohen dy blerjet me parametra zero tek Interi

Isa.Autor

Guardiola zbulon trajnerin e ri të Arsenalit, është një spanjoll pa eksperiencë

Sadik.Autor

Leave a Comment