Futboll Sport

E HABITSHME/ Shërbimet sekrete Amerikane sekuestrojnë TOPIN që PUTIN i dhuroi TRUMP

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhënë presidentit Donald Trump jë top futbolli Adidas gjatë konferencës së javës së kaluar në Helsinki – dhe topi mund të ketë një çip. Imazhet e Putin që i jep topin Trump tregojnë një logo që të bën të mendosh se ka një çip të përfshirë.

Faqja e Adidas shpjegon se teknologjia i jep përdoruesve të kenë mundësi të përdorin funksionalitete të ndryshme si informacioni mbi produktin, përmbajtje të futbollit të adidas, kompeticione të veçanta dhe sfida.

Shërbimi Sekret Amerikan deklaron: “Të gjitha dhuratat që i jepen presidentit duhet të sekuestrohen dhe të kalojnë një test sigurie. Shërbimi Sekret nuk komenton për gjëra specifike apo të përgjithshme për metodat e përgjegjësive mbrojtëse.”

Nuk është e qartë nëse topi që i dha Putin presidentit Trump ka çipin për të cilin flet Adidas, por edhe sikur ta ketë, nuk do të thotë se ka rrezik.

Related posts

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Chalobah ndëshkon për “Blutë e Londrës” (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME EINTRACHT/ Spalletti: Gjithçka varet nga ndeshje e kthimit, por mendoj…

Delo.autor

Juventus dhe Milan sfidohen për mesfushorin e Arsenal…

Q.Autor

Leave a Comment