Futboll Sport

IBRAHIMOVIC shokon me batutën e radhës: Jam gati nëse Lakers më duan

Thonë që Zlatan Ibrahimovic mund të bëjë gjithçka. Në fakt e thotë edhe ai vetë, më shumë se kushdo tjetër. Pak ditë më parë kërcënoi edhe Presidentin Trump se do t’i zinte vendin e punës, ndërsa këtë herë ka mbetur në botën e sportit, duke këmbyer futbollin me basketbollin.

Në Suedi ky sport nuk është tradicional, por në SHBA, ku Ibra luan momentalisht te LA Galaxy, është më popullori. Dhe në anën tjetër të qytetit është një tjetër Mbret, LeBron James, i sapokaluar te LA Lakers. Dhe pasi i uroi mirëseardhjen Ibra tani kërcënon t’i zërë vendin edhe atij.

Në një intervistë për rrjetin amerikan ESPN është shprehur i gatshëm të zbresë në parket me Lakers. E nëse nuk e ul dot në stol, atëherë fare mirë mund të luajë përkrah LeBron. “Jam një fenomen në gjithçka ku është i përfshirë një top. Kështu që nëse do t’i isha kushtuar basketbollit mund të kisha luajtur bashkë me LeBron James. Dhe nëse te Lakers kanë nevojë për ndihmë jam i gatshëm”.

Më pas vetëm komplimenta për Mbretin e parketit. “Besoj që është një sportist i jashtëzakonshëm. Do të më pëlqente shumë ta shihja të luante. Nuk e di sa i interesuar është ai për futbollin. Kur shoh atë në parket më duket sikur shoh veten time, jam trupmadh por lëviz si një ninxha”.

Related posts

Zbardhet strategjia e Milanit në merkato, ja kriteret që duhet të kenë kandidatët

Sadik.Autor

TALENTI SPANJOLL/ MILANI ofron 18 milionë euro plus kartonin e BACCËS

Isa.Autor

Shoqatat “fantazmë”, asambleja e FSHF-së mund të përsëritet

Q.Autor

Leave a Comment