Futboll Sport

Vllaznisë s’i dalin llogaritë, synohet fitorja në çdo takim

Një disfatë që peshon shumë ajo në “Niko Dovana” për Vllazninë. E kotë të fshihesh, është një nga ato sfida mes rivalësh të drejtpërdrejtë që vlejnë 6 pikë dhe jo 3, pavarësisht se në vallen e mbijetesës tanimë ka hyrë zyrtarisht edhe Kamza.

Falë suksesit 2-0, skuadra e Gentian Begejas ka parakaluar kuqeblutë në klasifikim, ku pavarësisht se dy skuadrat janë me pikë të barabarta, bregdetarët pas 4 përballjeve sezonale gëzojnë avantazhin e epërsisë në sfidat direkte, çka do të thotë se deri në fund të kampionatit, nëse skuadra e Ernest Gjokës e mbyll sezonin me pikë të njëjta me Teutën, në pozicionet ku ndodhen aktualisht, do të detyrohet t’i thotë lamtumirë për herë të parë në histori Kategorisë Superiore.

Por llogaritë e vështira të Vllaznisë nuk mbarojnë këtu. Sa i përket kalendarit, në disavantazh me rivalët e drejtpërdrejtë, Teutën dhe Kamzën, Vllaznia e ka luajtur tanimë ndeshjen e fazës së katërt me Lushnjën e rënë nga Kategoria, ndërsa Teuta dhe Kamza presin ende sfidën me “lagunarët”, që nuk marrin pikë prej 11 ndeshjesh. Situatë vërtet delikate për sa i përket llogarive për të shpëtuar, tani Vllaznisë i duhet të marrë maksimumin e mundshëm në çdo sfidë, pa bërë më llogari.

Related posts

KATASTROFË/ 3 ndeshje, 23 goditje, 0 gola: RONALDO me dobët se rivalët e tij në…

Isa.Autor

U THIRR NË KOMBËTARE/ Paco: Ndihem mirë në Dortmund, por ka diçka më të rëndësishme se…

Isa.Autor

KATËR JAVË PA SHËNUAR/ Vllaznia ndanë në “paqe” pikët me Luftëtarin

Delo.autor

Leave a Comment