Futboll Sport

Vidal i irrituar me Bayern-in, ja çfarë shkruan futbollisti nga Kili

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se klubi është i hapur për largimin e mesfushorit Arturo Vidal gjatë verës, duke e nxitur kilianin të reagojë në rrjetet sociale.

“Ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen”, tha Rummenigge në Filadelfia, ku Bayern është duke marrë pjesë në International Champions Cup.

Komentet e Rummenigges ishin mesazh i qartë për t’ia treguar derën mesfushorit me përvojë. “Ai e ka vetëm edhe një vit në kontratë, dhe nëse dëshiron kontratë afatgjate, atëherë duhet ta kërkojë diku tjetër”, ka shtuar ai.

Vidal nuk ka humbur kohë në reagimin e tij ndaj këtyre komenteve.

“Cilësitë nuk vyshken kurrë. Duke u forcuar çdo ditë dhe i etur për të vazhduar me fitimin e gjërave të rëndësishme”, shkroi Vidal.

Related posts

E BUJSHME/ Shansi i artë për të shkruar historinë, Broja përfundon në Superkupën e Europës

Delo.autor

MBAPPE SHUMË PRANË REALIT/ PSG bëhet gati për transferimin e madh

F.autor

“EURO 2020″/ UEFA zbulon topin e ri i cili do të përdoret në finale të Kampionatit Europian (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment