Futboll Premier League Sport

OBJEKTIVI I MERKATOS/ Chelsea takon menaxherin SHQIPTAR të Miralem Pjanic në Itali

Drejtoresha e klubit të Chelsea, Marina Granovskaia, do të takohet me agjentin, që përfaqëson Miralem Pjanic dhe Daniele Rugani, raporton “Calciomercato”. Granovskaia ishte nisur për në Itali, ku do të takohet me Fali Ramadanin dhe ndoshta me Juventusin, me një ofertë për Ruganin, që thuhet se e ka bërë tashmë.

Blutë e Londrës kanë kontaktuar edhe me Pjanic. Ndërsa mesfushori është i lumtur të qëndrojë në Torino, menaxheri i tij shqiptar, Ramadani, po e shtyn që ai të largohet nga kampionët e Italisë. Kujtojmë se Ramadani është edhe menaxheri i trajnerit Maurizio Sarri për jashtë Italie. Ndërkohë, mësohet se Pjanic është edhe në radarin e Barcelonës, që e sheh boshnjakun si zëvendësues për Andres Iniesta, me këtë të fundit që u largua drejt Japonisë.

Related posts

Mauricio Pochettino: Jemi pjekur mjaftueshëm ta mundim Juven

Q.Autor

Ardian Takaj pas vendimit të UEFA-s: Skënderbeu ështe i pastër nga kjo histori

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME/ Humbjet zbulojnë boshllëqet, Dinamo projekton tri goditje në janar. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment