Futboll Premier League Sport

OBJEKTIVI I MERKATOS/ Chelsea takon menaxherin SHQIPTAR të Miralem Pjanic në Itali

Drejtoresha e klubit të Chelsea, Marina Granovskaia, do të takohet me agjentin, që përfaqëson Miralem Pjanic dhe Daniele Rugani, raporton “Calciomercato”. Granovskaia ishte nisur për në Itali, ku do të takohet me Fali Ramadanin dhe ndoshta me Juventusin, me një ofertë për Ruganin, që thuhet se e ka bërë tashmë.

Blutë e Londrës kanë kontaktuar edhe me Pjanic. Ndërsa mesfushori është i lumtur të qëndrojë në Torino, menaxheri i tij shqiptar, Ramadani, po e shtyn që ai të largohet nga kampionët e Italisë. Kujtojmë se Ramadani është edhe menaxheri i trajnerit Maurizio Sarri për jashtë Italie. Ndërkohë, mësohet se Pjanic është edhe në radarin e Barcelonës, që e sheh boshnjakun si zëvendësues për Andres Iniesta, me këtë të fundit që u largua drejt Japonisë.

Related posts

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Babai i mbrojtësit Ismajli denoncon: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të…

Delo.autor

PIRLO ZGJEDH NDIHMËSIN E TIJ/ Gati të bëhet i dytë tek Juventus trajneri i Serie A…

Delo.autor

Peter Krawietz: Real Madrid është klubi më i mirë në historin e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment