Futboll

Si Ronaldinho refuzoi kalimin tek United

Ronaldinho ishte vetëm 48 orë larg transferimit te Manchester United. Legjenda braziliane ngjalli interesimin e skuadrës angleze në vitin 2003, kur ylli i ekipit David Beckham vendosi që të largohej nga “Djajtë e kuq” Në atë kohë braziliani ishte pjesë e skuadrës së PSG-së.

Megjithatë, njeriu i cili ndikoi që lëvizja mos të kryhej ishte Sandro Rosell. Ai kontaktoi me yllin brazilian dhe i tha atij se do të fitonte zgjedhjet dhe e donte në skuadër. Ronaldinho e pranoi ftesën për t’u bërë blaugrana dhe më pas u bë pjesë e historisë në klub.

“Pothuajse ndodhi. Ishe thjesht çështje 48 orësh. Por Sandro Rosell më kishte thënë shumë më përpara se të më bënte ofertën:’Nëse unë bëhen president i Barçës, a do të vish te ne?’ Dhe unë i thashë po”, kujton braziliani.

“Ishte vetë çështje detajesh të vogla me United kur Rosell më mori e më tha që do të fitonte zgjedhjet. Dhe unë i kisha premtuar atij se do të luaja për Barçën. Pra ishte negocim i shpejtë. I thashë anglezëve se zgjodha Barçën, ishte zgjedhja e duhur sepse  brazilianët gjithnjë e kanë dashuruar Barçën. Ne kemi histori aty.

Jashtë fushe nuk ka asnjë vend në Evropë si aty, prandaj jemi shumë të lumtur që të luajmë aty. Më mungon shumë Barcelona.”, rrëfeu një nga futbollistët më të talentuar të të gjitha kohërave.

Ish ylli i Barçës ka folur edhe për Lionel Messi-n, futbollistin për të cilin ai ka qenë mentori i tij te Barça. Në emisionin “Resenha ESPN”, bashkë me ish lojtarin brazilian Djalminha u përpoqën të gjenin pikën e dobët të “Pleshtit”.

“I duhet bërë presion atij. Messi nuk ia fut topin mes këmbëve askujt.”,  tha Ronaldinho duke qeshur. “Ai duhet ta realizojë golin lugë”. Por një kërkim i thjeshtë në Youtube tregon se Messi ka arritur t’i bëjë pa problem edhe këto dy konstatime të ish futbollistëve brazilianë.

Related posts

Humbi avionin/ Kukësi gjobit rëndë Plakun. Rrezikohet gjyqi, ja prapaskenat e…

Isa.Autor

RONALDO SI NUK E KENI PARË KURRË/ CR7 “shpërthen” në lot pas eliminimit nga Porto dhe flak fanellën (VIDEO)

Delo.autor

MË TË SHTRENJTËT NË BOTË/ CIES përpilon listën. Haaland “mbretëron” në krye, bie ndjeshëm Mbappe

F.autor

Leave a Comment