Futboll Seria A Sport

PREMTIMI i HYSAJT/ RONALDO më stimulon, nuk i SHËNON dot Napolit

Në mikrofonët e “Luna Tv”, kolegu italian, Carlo Alvino, intervistoi mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj, në momentin që ekipi i Seria A, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, po stërvitej në “Dimaro-Folgarida”. Ja çfarë deklaroi mbrojtësi ynë i kombëtares:

Blerjet e reja – “I kemi pritur mirë dhe po dëfrehen. Do të na ndihmojnë shumë. Shpresojmë që edhe Ghoulam të rikthehet sa më parë me grupin. Koulibaly është i fortë. Faza përgatitore po ecën mirë, edhe miqësoret, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë në formë të mirë në miqësoren me Chievon”.

Përshtatja me Ancelottin – “Duhet të ndryshoj stilin e lojës me Ancelottin? Nuk është problem, Ancelotti mbetet trajner i madh. E di se çfarë kërkon nga unë, do të jap gjithmonë më të mirën në fushë.”

Diferenca me Sarrin – “Ancelotti ka fituar shumë, është trajner i madh. Sarri kishte stilin e tij të lojës, mentalitetin e vet. Janë dy trajnerë që luajnë ndryshe nga njëri-tjetri”.

Interesi i Chelsea – “Ndodhi kur isha me pushime, por nuk mendoja se do të largohesha. Pastaj kisha klauzolë largimi 50 milionë euro. Tani jam këtu për të bërë më të mirën. Te Napoli ndihem shumë mirë, familja ime gjithashtu. Shpresoj të fitoj diçka me këtë skuadër”.

Rinovimi dhe objektivat – “Rinovimi i kontratës sigurisht që do të më pëlqente, por kam edhe tri vite, të presim se çfarë do të ndodhë. Duam të fitojmë diçka dhe, kur e them këtë, nuk e kam fjalën vetëm për “Scudetton”. Duam gjithçka. Edhe Champions-i nuk është keq (qesh). Me kalimin e kohës çdo trofe ka rëndësinë e tij. Të avancosh në Europë është bukur, shpresojmë të arrijmë sa më larg. Trajneri ka eksperiencë të madhe dhe do të na mësojë shumë”.

Sfidë Ronaldos – “Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë, që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën gjithçka. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë dieferencën në një ndeshje të caktuar, por jo përgjatë gjithë kampionatit”.

Related posts

Lamtumirë Courtois/ Chelsea piketon portierin më të mirë në kampionatin anglez

Isa.Autor

TRE GOLA BRENDA 13 MINUTAVE/ Chelsea i falet dyshes Abraham-Mount, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

TREGOJNË REFLEKSET E TYRE/ De Gea dhe Romero çmendin internetin me pritjen e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment