Futboll La Liga

Zidane i ‘dashuruar’ pas Hazard, por Perez ka 1 kusht për t’ia blerë

Eden Hazard është lojtari më i kërkuar nga Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm në Real Madrid, megjithatë blerja e tij është goxha e kushtëzuar.

Presidenti i klubi, Florentino Perez, nuk është se e pëlqen edhe aq shumë sulmuesin belg.

Por, siç raporton Mi Oltra Liga, presidenti i “Të bardhëve” i ka premtuar Zinedine Zidanit se do ta transferojë Hazardin nëse ia del që të paktën të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Eliminimi i hershem nga Liga e Kampionëve do ta vinte në rrezik vetë të ardhmen e Zinedine Zidane dhe mundësia për ta transferuar Hazardin do të hidhej poshtë përfundimisht.

Related posts

E ARDHMJA E “JOYTA” NË DILEMË/ Agjenti i Dybala mbërrin në Torino

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Shënon Hila për “demat”, por arbitri anulon golin

Delo.autor

REKORD I FRIKSHËM/ Ky lojtar në La Liga nuk “pushon” kurrë

Delo.autor

Leave a Comment