Futboll Sport

TOPI I ARTË/ Nnjihuni me 10 mungesat e rëndësishme në listën e FIFA-s

Kandidatët e përzgjedhur nga FIFA për çmimin Lojtari i Vititkanë disa mungesa të rëndësishmë. Lista është bërë nga legjenda të FIFA-s, por tani do të jenë tifozët, gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve që do të votojnë. Statistikat tregojnë se disa nga lojtarët e mëposhtëm mund të kishin qenë pjesë e kësaj liste.

Samuel Umtiti

Statistika: Samuel Umtiti është lojtari më i ri i Francës që shënon një gol në gjysmëfinalet e Kupës së Botës: 24 vjeç, 7 mua dhe 26 ditë. Ka fituar Kupën e Botës, la Liga dhe Kupën e Mbretit.

Diego Godín

Statistka: Asnjë mbrojtës nuk patur më shumë marrje të topit se Diego Godin në Kupën e Botës: 13. Gjithashtu, ai ka fituar edhe Europa League me Atletico Madrid.

Edinson Cavani

Statistika: Edinson Cavani ka qenë golashënuesi më i mirë i Ligue 1 sezonin e kaluar me 28 realizime. Gjithashtu, ai ka realizuar 40 gola në 47 ndeshje sezonin e kaluar dhe 3 gola në Botëror. Ka fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës.

Ivan Rakitic

Statistika: 76.6% të pasimeve të Rakitic në mesfushën kundërshtare kanë qenë të suksesshme. Gjithashtu, ai ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit me Barcelona-n.

N’Golo Kante

Statistika: N’Golo Kante ka fituar Kupën e Botës, Kupën e Anglisë dhe dy Premier League në tre vite.

Leroy Sane

Statistika: Leroy Sane ka ndihmuar Manchester City të fitojë Premier League sezonin e kaluar me 25 gola në 32 ndeshje të kampionati. Ai u shpall edhe Lojtari i Ri më i Mirë i kampionatit anglez. 0

Roberto Firmino

Statistika: Roberto Firmino ka shënuar 15 gola në sezonin e kaluar të Premier League. Ai ka qenë protagonist edhe në edicionin e kaluar të Champions League me 10 gola dhe 7 asiste.

Joshua Kimmich

Statistika: Joshua Kimmich ka kompletuar 90.3% të pasimeve në ndeshjet e sezonit të kaluar të luajtura në gjitha kompeticionet. Ai është shpallur kampioni i Gjermanisë me Bayern për vitin e tretë radhazi.

Marcelo

Key stat: Marcelo ka realizuar tre gola dhe ka ndihmuar në realizimin e katër të tjerëve në 11 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar në Champions League. Ka qenë një element kyç i Real-it të Zidane që shkroi historinë me tre triumfe të njëpasnjëshme në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Neymar

Statistika: Neymar ka shënuar 19 gola në 20 ndeshjet të kampionatit luajtura me PSG në sezonin e kaluar. Ka fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Dinamo me mendjen te merkato, projektohen tre afrime në muajin janar

Delo.autor

Nga Madridi në Mynih, James Rodriguez rrëfen se si ndjehet këtë vit

Q.Autor

Chelsea hidhet në sulm, dëshiron me çdo çmim Lewandowski

Sadik.Autor

Leave a Comment