Futboll Sport

Kampioni i BOTËS/ Scolari kthehet në stolin e Palmeiras për të tretën herë

Ish-trajneri i Brazilit dhe Portugalisë, Luiz Felipe Scolari, kthehet në stolin e Palmeiras. Kështu njoftoi klubi nga Sao Paulo, duke zyrtarizuar pasuesin e Rogério Machado, të shkarkuar orë më herët për shkak të rezultateve zhgënjyese në këtë sezon.

Trajneri 69-vjeçar, kampion me Brazilin në Botërorin e vitit 2002, të zhvilluar në Korenë e Jugut dhe Japoni, nënshkroi një kontratë me Palmeiras deri më 2020. Kjo do të jetë hera e tretë që “Felipao” do të udhëheqë Palmeirasin.

Epoka e tij e parë ndodhi midis viteve 1997 dhe 2000, ndërsa e dyta në periudhën 2010-2012. Scolari, i cili gjithashtu drejtoi ekipin kombëtar brazilian në humbjen poshtëruese 1-7 në shtëpi, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014 ndaj Gjermanisë, fitoi “Copa Libertadores” në vitin 1999, dy edicionet e “Copa do Brasil” (1998 dhe 2012) dhe një “Copa Mercosur”, në vitin 1998, me Palmeirasin.

Ai ka qenë edhe trajner i anglezëve të Chelsea dhe kinezëve të Guangzhou Evergrande. Scolari, i cili tani është në Portugali, do të ketë si ndihmës të tij Paulo Turra dhe Carlos Pracidelli. Prezantimi i tij është planifikuar për javën e ardhshme.

Related posts

Tottenham-Man City, miqtë s’humbasin 4 ndeshje radhazi prej 12 vitesh

Sadik.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester United i vë çmim Pogbasë, por është përtej mundësive të Juventus-it

Delo.autor

NGA CESENA TEK CATANIA/ Fisnikët e rënë të Italisë po përpiqen të bëhen përsëri të mëdhenj

Delo.autor

Leave a Comment