Bundesliga Futboll

Kupa e Gjermanisë/ Kualifikohen në çerekfinale dy ekipet e para

Kupa e Gjermanisë ka zbuluar dy skuadrat e para çerekfinaliste të këtij edicioni që janë Mainz 05 dhe Paderborn, ish-skuadra e Alban Mehës që tashmë militon në ligën e 3-të të futbollit gjerman.

Ishte një fitore e madhe me përmbysje ajo e Mainz ndaj Shtutgarit në “Opel Arena”. Goli i Gentner në pjesën e parë krijoi përshtypjen se do të ishin shvabët ata që do të kalonin më tej por penalltia e humbur nga Aogo në fillimin e pjesë së dytë bëri që Mainz të rikthehej fuqishëm në lojë dhe të përmbyste shifrat.

Golat e Bergreen, Djallo dhe Serdar e çuan rezultatin në 3-1 në favor të vendasve të cilët avancuan në raundin e 8-të më të mirave të Kupës së Gjermanisë.

Në ndeshjen tjetër Paderbornit i mjaftoi goli i Zolinskit në minutën e 56-të për të mposhtur 1-0 Ingolstadin që luan në Bundesligën e dytë dhe për të prerë biletën e çerekfinaleve.

Related posts

ELIMINOI TOTTENHAM/ Ja kleçka se si portieri kualifikoi skuadrën e tij (FOTO)

Delo.autor

PROJEKT “GALAKTIKËSH”/ Kane-Bellingham, Reali fiksohet pas anglezëve. Perez shënjestron edhe yllin e Chelsea

F.autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Buffon “thumbon” INTERIN: Më vjen KEQ, do të doja të rikthehesha…

Isa.Autor

Leave a Comment