Formula 1 Sport

Hamilton: Në Hockenheim veprova drejt, fokusi në Budapest

Fitorja në Hockenheim të Gjermanisë dhe ngjitja në krye të klasifikimit e gjen britanikun Lewis Hamilton optimist dhe të karikuar edhe në fundjavën e Hungarisë:

“Gara e Gjermanisë ka qenë një ndër më të bukurat e karrierës time dhe rëndësia e saj shtohet duke qenë se unë jam në këtë sport prej shumë vitesh dhe e kam të vështirë të veçoj episodet. Jam krenar për atë që realizuam fundjavën e shkuar. Tani, objektivi im si pilot, por dhe ai i skuadrës, është që të fokusohemi se ku mund të përmirësohemi akoma më shumë.”

Kështu prononcohet 33-vjeçari i Mercedesit në pritje të garës së radhës, Çmimit të Madh të Budapestit. Lidhur me vendimin e komisarëve për të mos e penalizuar manovrën së tij të papritur për hyrjen dhe daljen në bokse, Hamilton, katër herë kampion bote, shton:

“Mendoj se ishte një moment i rëndësishëm, të cilin do ta përsëritja. Skuadra duhej të merrte një vendim në fraksion të sekondës, diçka aspak e lehtë. Vendimi për të qëndruar në pistë ishte i duhuri, sepse edhe ndjesia ime kështu foli, isha mirë me kohën dhe rezultoi që veprimi im ishte ai i duhuri.

Related posts

Mediat spanjolle e quajnë të kryer, Reali firmos për 35 milionë paund me portierin…

Isa.Autor

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CAHMPIONS/ Kimmich: Duhet të na kenë frikë, jemi rikthyer favoritë

Delo.autor

Mourinho: Pogba kthehet i lumtur dhe krenar te Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment