Futboll Premier League Sport

Heq dorë nga futbolli për familjen/ Portierët më të mirë të botës “përcjellin” homologun e tyre

Portieri nigerian Carl Ikeme “heq dorezat” për t’i qëndruar më pranë familjes. 32-vjeçari që luajti për 15 vite në futbollin anglez i mbijetoi sëmundjes së rëndë të leuçemisë kur u diagnostikua një vit më parë.

Megjithatë lamtumira e tij është përcjellë me nota pozitiva nga “dorezat” më të njohura të historisë së futbollit botëror. Iker Casillas, Marc Andre Ter Stegen, Joe Hart, Peter Schmeichel dhe Ëalter Zenga i kanë uruar fat me anë të videomesazheve portierit të Nigerisë.

Mjekët ia ndaluan rikthimin në futbollin e luajtur Ikemes, i cili tani do të shpenzojë më tepër kohë pranë familjes.

Ikeme regjistroi plot 281 ndeshje në karrierë në nivel klubi dhe kombëtareje. Ai mbrojti për 13 vite mbrojti portën e “ujqërve” të Wolverhamptonit.

Related posts

Zidane: Kjo është një gënjeshtër, ky futbollist është i lumtur në Real Madrid

Q.Autor

Xherdan Shaqiri: Më vjen keq për tifozët, dhe klubin Stoke City pas…

Sadik.Autor

KOMBINIM PERFEKT/ Pas 6 minutash lojë, goli bashkon Messin dhe Griezmann (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment