Futboll Sport

Agustin Torasa drejt Flamurtarit, tifozët e Partizanit “sulmojnë” lojtarin ARGJENTINAS

Argjentinasi Agustin Torasa është afrimi më i ri i Flamurtarit. Lojtari do t’u bashkohet bregdetarëve për të nisur aventurën e tij të dytë në Shqipëri. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Partizanit që kanë mbushur “inboxin” e tij me shumë mesazhe pakënaqësie.

Ata i kanë kërkuar futbollistit që të bashkohet me klubin e “demave” dhe të mos tradhtojë të kuqtë. Në fakt, Torasa nisi fillimisht bisedimet me klubin e Partizanit, por ishin vetë drejtuesit që nuk e morën parasysh dhe nuk e shihnin si pjesë të ekipit.

Lojtari është i zhgënjyer pak nga tifozeria e kuqe, pasi nuk ishte ai që nuk donte rikthimin në skuadër, por ishin drejtuesit që nuk e përfshinë në plane. Mbështetësit e kuq duhet të mësohen duke parë shtatshkurtrin me një fanellë tjetër në Superiore tashmë. Megjithatë, afrimi i tij është një goditje e mirë dhe për kampionatit, pasi lojtari ka një nivel mbi mesatar.

Related posts

ZYRTARE/ Fundi i një epoke, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madrid

Delo.autor

RRËFEN MOMENTIN E VËSHTIRË/ Lingard: Konsumoja shumë alkool, ju tregoj si më shpëtoi vëllai

Delo.autor

PO IMPRESIONON/ Arsenali do lojtarin që “fundosi” Barcelonën, por ka një rival

Isa.Autor

Leave a Comment