Futboll Seria A Sport

BEFASON Allegri: Euforia pas ardhjes së Ronaldos, jo e mirë për Juventusin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i kujdesshëm ndaj euforisë që rrethon bardhezinjtë, që kur Cristiano Ronaldo u transferua në klubin torinez. Ronaldo, 33 vjeç, përfundoi një transferim prej 100 milionë eurosh nga Real Madridi te Juventusi më parë, këtë muaj, me shumë të ngazëllyer nga ardhja e tij.

Ylli portugez fitoi katër tituj Champions-i në Madrid dhe u bashkua me gjigandët e Torinos, duke shpresuar për ta fituar titullin europian në një ligë të tretë të madhe, pas suksesit të mëparshëm me Manchester United dhe Real Madrid.

Por Allegri refuzoi të largohej nga nënshkrimi i Ronaldos dhe paralajmëroi se mund të jetë edhe më e vështirë për Juventusin të mbrojë titullin e ligës (Seria A): “Cristiano ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe ai do të na ndihmojë jashtëzakonisht, por ne duhet të jemi të kujdesshëm, – u tha Allegri gazetarëve.

– Ka shumë eufori rreth nesh dhe kjo nuk është e mirë. Këtë vit do të jetë më e vështirë se herët e tjera. Kundërshtarët do të jenë më agresivë, sepse kemi fituar shumë ndeshje dhe tani kemi një lojtar të shkëlqyeshëm, si Ronaldo. Rivalët do të kenë më shumë motivim. Me Ronaldon fola dhe kuptova se sa i lumtur dhe entuziast është që po vjen këtu, do të ketë kohë për të folur për futbollin”.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Llorente ngushton shifrat për mysafirët

Delo.autor

Presidenti konfirmon: Do të shkojë tek Inter dhe do të ketë një klauzolë 110 mln euro

Q.Autor

SONDAZHI NË ITALI/ Ja skuadra më e PËLQYER dhe më e URRYER. Befasia quhet…

Isa.Autor

Leave a Comment