Bundesliga Futboll Sport

MESFUSHORI FRANCEZ/ Franck Ribery përqafon rolin e ri të… liderit jashtë fushe

Franck Ribery e zgjati kontratën me Bayern Munich edhe për sezonin 2018-2019. Ai do të jetë 36 vjeç para se t’i përfundojë marrëveshja e re dhe do të luajë në një nga pozicionet më fizikisht të kërcënuar në fushë. Me ardhjen e bashkëkombasit Kingsley Coman, dukej pothuajse e kryer, që Ribery do të shkonte në një klub tjetër, ndoshta në një ligë tjetër. Por, Ribery ka ide të tjera për këngën e tij të mjellmës në Mynih…

Në humbjen më të fundit të Bayernit ndaj Juventusit, një detaj që mund të ketë kaluar pa u vënë re, ishte se Ribery mbante shiritin e kapitenit në pjesën e parë, derisa u zëvendësua. Mund të mos duket si një punë e madhe, sepse ishte një ndeshje e pakuptimtë, në një qytet amerikan të pakuptimtë, por për Ribery çdo lojë është më e rëndësishmja në tokë.

Ky lloj qëndrimi është ai, që po u bën përshtypje lojtarëve më të rinj, ndërsa Bayerni fillon përgatitjet për të kërkuar kurorën e Ligës së Kampionëve. Ribery tashmë ka përqafuar mantelin e “vëllait të madh” për djemtë më të rinj në skuadër. Në këtë periudhë parasezonale, francezi është duke u fokusuar më shumë në të qenit një lider në dhomën e zhveshjes dhe në fushë.

Zgjatja e kontratës duhet të konsiderohet një vendim i mirë nga menaxhmenti i bavarezëve, të cilët presin njëlloj “buy-in” nga “burrështetasi” më i vjetër i Bayern Munich. Një mirëkuptim se ai ndoshta nuk do të jetë i rregullt në formacionin e skuadrës çdo javë, por valencat e tij prej lideri duhet të jenë rrezatuese në dhomat e zhveshjes. Fakti që veterani 11-vjeçar në “Allianz Arena” ka pranuar këtë rol të ri, më shumë jashtë fushës, tregon se mbase zgjatja e kontratës nuk ishte një ide e çmendur.

Related posts

Barça dhe Reali jashtë “top 5”, ja klubet me më shumë tituj në botë

Sadik.Autor

Conte: Nuk është shumë e rëndësishme të fitosh tituj

Q.Autor

DEL E VËRTETA/ Legjenda e futbollit brazilian: “Pele” është një gënjeshtër…

Isa.Autor

Leave a Comment