Futboll Sport

Flamurtari i ILIR DAJËS i frikshëm, super “goditje” nga vlonjatët

“Më jep projektin, të të kthej përgjigje”, padyshim këto duhet të kenë qenë fjalët e trajnerit Ilir Daja për drejtuesit vlonjatë pasi iu propozua të drejtonte kuqezinjtë. Flamurtari i sezonit të ri ka nisur intensivisht punën si në fushë, ashtu edhe në zyra.

Tekniku kryeqytetas po punon me organikën aktuale që ka në dispozicion, ndërsa presidenti Sinan Idrizi së bashku me drejtorin Ardi Behari po pasurojnë ekipin me elementë cilësorë.

Batha, Kotobelli dhe Koliqi ishin “prurjet” e reja, ndërsa tashmë kuqezinjtë kanë bërë një goditje “dyshe” të mrekullueshme. Bëhet fjalë për Elton Calen-ë dhe Agustin Torassën, të cilët kanë arritur akordin me vlonjatët dhe priten të mbërrijnë në Shqipëri për të finalizuar gjithçka.

Dy lojtarët e njohur kanë eksperiencë në kampionatin tonë pasi kanë kontribuar respektivisht për Kukësin dhe Partizanin. Me këto afrime, skuadra e Flamurtarit duket se do jetë kandidat potencial për titull kampion.

Related posts

SUKSESET E “EL CLASIOS”/ Barcelona dhe Real Madrid e mbyllin për 2018 90 me 90

Delo.autor

PUBLIKIMI I KONTRATËS 555 MILIONË EURO/ Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barcelonës

Delo.autor

E PABESUESHME, POR E VËRTETË! Jordi Alba bëhet “pilot”… 31 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment