Futboll Premier League Sport

FIRMOSI ME LIVERPOOLIN/ Portieri i dërgon mesazhin e lamtumirës Romës (FOTO)

Portieri i ri i Liverpoolit Alisson ka thënë fjalët e fundit si lojtar i Romës. Në dy vite në “Stadio Olimpico” braziliani arriti të ngjitej në rangun e portierëve më të mirë botës.

72 milionë € ka qenë një shumë që zor se do të refuzohej nga Roma. Në një postim në “Twitter”, 25-vjeçari ka falenderuar ish-shokët e skuadrës duke premtuar se do t’i kujtojtë gjithmonë me mall.

“Kam kaluar dy sezone të mrekullueshme te Roma: të ndryshme, intensive dhe me shumë kënaqësi. Sot rrugët tona ndahen, por dua të falenderoj secilin: kompaninë, ekipin, fansat e Romës që më motivuan të jepja gjithçka në fushë. Dhe veçanërisht për shokët e mi, ata që më kanë qëndruar në krah në çdo sfidë, emocion dhe që më kanë pritur shumëmirë. Ishte një nder të luftoja krah jush, djema! Do ta mbaj gjithmonë në zemër ekipin dhe qytetin!”

Related posts

E TURPSHME/ Skuadrës shqiptare i refuzohen vizat për Champions

Delo.autor

NBA/ Revolucion te Lakers: Vetëm 3 lojtarë nga sezoni i kaluar, 100% e ekipit e vaksinuar

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E PAUL POGBA/ Vëllai futbollist rrëfen: Gjërat do të ndodhin gjatë…

Delo.autor

Leave a Comment