Futboll Premier League Sport

Willian nuk vjen vetëm, Manchester United kërkon edhe “yllin” tjetër të Chelsea

Manchester United duket se ka arritur të gjejë një marrëveshje me Chelsean për Willian, pasi Blutë kanë pranuar ofertën prej 66 milionë paundësh për brazilianin. Por tani, Jose Mourinho kërkon që sulmuesi të shkojë në “Old Trafford” i “shoqëruar” me Gary Cahill.

Trajneri i “Djajve të Kuq” po kërkon me ngulm prej muajsh të ketë në skuadër Willian, edhe pse Barcelona ka qenë gjithmonë destinacioni më i mundshëm i tij. Por pasi Chelsea ka refuzuar ofertën e tretë të bërë prej katalanasve, 29-vjeçari mund të ndryshojë fanellën blu me të kuqen për sezonin e ri.

Por “Tuttosport” pretendon se Mourinho tashmë kërkon të ribashkohet me një tjetër lojtar nga Chelsea, Gary Cahill. Portugezi mbetet në kërkim të një qendërmrojtësi dhe 32-vjeçari është kandidat për të plotësuar këtë boshllëk në radhët e United.

Toby Alderweireld i Tottenham dhe Harry Maguire i Leicester mbeten objektivat kryesorë të Mou, por shifrat të cilat kërkohen për dy lojtarët po e bëjnë trajnerin e United të mendojë për emra alternativë. Spurs duan 55 milionë paund për belgun ndërsa “Dhelprat” duan edhe 5 milionë më shumë për yllin e ri të Anglisë.

Kështu që Mourinho po planifikon të sjellë në “Old Trafford” njohjen e vjetër, për të përforcuar prapavijën në prag të nisjes së sezonit të ri. Pas Nemanja Matic dhe Juan Mata, Willian e Cahill do të plotësonin “pokerin blu” që ngjitet në veri të Anglisë për të luajtur me United.

Related posts

36 VJEÇ POR I PAPREKSHËM/ Interi i përgatit rinovimin e kontratës për yllin e ekipit…

Delo.autor

Izraeli “tërbohet” ndaj Argjentinës, pas anulimit të miqësores në Jeruzalem

Sadik.Autor

RIKTHIMI I “ZONJËS SË VJETËR”/Allegri me “rotacion” të pjesshëm ndaj Spal, Ronaldo nuk kursehet

Isa.Autor

Leave a Comment