Bundesliga Futboll Sport

Levandovski i vendosur, nuk dëshiron që të qëndrojë në Mynih, ja alternativat

Robert Levandovski e ka ndarë mendjen dhe duket se nuk do që të luajë më tek Bajerni i Mynhur. Polaku dëshiron që të provojë një aventurë të re dhe e ka ndarë mendjen. Në anën tjetër kampionët e Gjermanisë nuk duan ta lënë të lirë, pasi e konsiderojnë si një lojtar shumë të rëndësishëm.

Sulmues do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur drejtuesit që ta lënë të lirë, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Mësohet se shtatlarti do të takohet me tekniku Kovaç për t’i treguar këtij të fundit situatën dhe më pas për ta lënë të lirë që këtë verë.

29-vjeçari ka qenë një nga elementët më të dalluar tek gjermanët, pasi në 4 sezonet e fundit ka qenë një makineri e vërtetë golash. Nëse dhe këtë herë nuk gjendet gjuha e përbashkët atëherë polaku do të jetë i burgosur së paku deri në janar, pasi ditët në merkato ecin dhe disa prej kampioneteve më të rëndësishëm në botë e mbyllin më herët dritaren e transferimeve.

Related posts

MESFUSHORI NUK PO LUAN TEK “BARDHEZINJTË”/ Trajneri Ancelotti: Mund ta marrim në janar lojtarin e Juventus…

Delo.autor

(FOTO) E shkarkoi trajnerin, skuadra e Watford gjen zëvëndësuesin e tij

Q.Autor

Yjet e Norvegjisë: Shqipërinë e bëmë të duket keq, diferencat ishin të mëdha në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment