Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ “Fantazisti” Calhanoglu: Shpresoj të luajë një ditë për këtë ekip, kam…

Hakan Calhanoglu gjendet mes shumë pikëpyetjeve së fundmi, ku edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik me Milanin, ende nuk ka rinovuar kontratën, që i përfundon në verë.

Turku për momentin është në grumbullim me Kombëtaren e tij për eliminatoret e Botërorit. Nga grumbullimi, Calhanoglu ka folur për mediat, ku një moment zbuloi edhe një sekret që nuk e kishte thënë më parë.

Fantazisti i Milanit rrëfeu se është tifoz i Galatasarayt, madje ka edhe tatuazh simbolin e luanit, që personifikon klubin turk dhe tifozët e saj. “Kam luanin si tatuazh sepse jam një tifoz i Galatasaray. Shpresoj që një ditë në të ardhmen të luaj atje, pse jo?”, përfundoi Calhanoglu.

Related posts

Çudira shqiptare: Portieri aktivizohet si sulmues dhe shënon gol në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

BIE PISTA “SIMONOWSKI”/ Vllaznia gjurmon alternativa të reja për sulmin

Delo.autor

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment