Bundesliga Futboll Sport

Babai i talentit 19-vjeçar: Pulisic e ka ëndërr të luajë në Premier League

Mark Pulisic, babai i yllit të ri amerikan të Borussia Dortmund, Christian, 19 vjeç, ka referuar shumë zëra, që e vënë fëmijën e tij në disa ekipe e liga te ndryshme, duke përfshirë edhe Real Madridin. “Premier League është kampionati ku ai gjithmonë ka synuar të jetë dhe të luajë. Në futbollin e sotëm ka shumë pak lojtarë, të cilët qëndrojnë në një klub gjatë gjithë karrierës. Pra, shanset e tij për të luajtur në klube dhe liga të ndryshme është i lartë”, – pohoi Mark për “Sky Sports”.

Megjithatë, babai i Pulisic siguroi për diçka: “Këto ditë, mediat e kanë lidhur me Tottenhamin, javën e kaluar me Liverpool. Më parë me Manchester Unitedin. Kjo është një situatë mediatike e pakuptimtë. Si mund të të lidhin me një klub të ndryshëm çdo javë. Tani për tani, Christian luan për Dortmundin dhe është vendi ku ai ka në plan për të luajtur përsëri, vitin e ardhshëm”.

Në lidhje me këto thashetheme mediatike, Mark pranoi një rrezik për djalin e tij: “Ai thotë se nuk do të ndikojnë këto zëra merkatoje, por kjo është një botë ndryshe, me rrjetet sociale dhe çdo gjë, kështu që ndikoheni po të lexoni gjëra të tilla gjatë gjithë kohës. Si nuk do të ndikojë te ju? Sigurisht, që do të mendoni për këtë”.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Vettel triumfon në Silverstone, në podium edhe Hamilton e Raikkonen

Isa.Autor

“SUPERDUELI MES TITANËVE”/ Wilder: I pashë sytë e Furyt duke u rrotulluar, vetëm Zoti e di si u çua në këmbë përsëri

Isa.Autor

Formula 1/ Shefi i aerodinamikës jep dorëheqjen, Williams gjen zëvendësuesin

Sadik.Autor

Leave a Comment