Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Sabaly me probleme, Napoli tani synon mbrojtësin e PSV-së

Mbrojtësi senegalez i Bordosë, Youssouf Sabaly nuk ia ka dalë të kalojë me sukses testet mjekësore te Napoli në Itali, duke bërë që transferimi të dështojë.

Sabaly ka shfaqur një problem në gjurin e djathtë dhe pas ekzaminimeve nga mjekët italianë, napolitanët vendosën të heqin dorë nga blerja e tij, ndonëse kishin arritur akordin me Bordonë.

Tani drejtuesit e klubit italian janë rikthyer sërish te mbrojtësi kolumbian i PSV-së, Santiago Arias, i cili është edhe i preferuari i presidentit De Laurentiis.

Problemi i vetëm me mbrojtësin kolumbian, është fakti që ai është ekstra-komunitar dhe do të zinte vendin që napolitanët e kanë ruajtur për të marrë nga Standard Liezhi, portierin meksikan Ochoa.

Related posts

“ÇMENDURIA” NDODH NË SERIA A/ Shënohen dy gola në minutën e 90+6’ dhe 90+10’ (VIDEO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Belgjikë-Japoni, belgët s’humbasin prej 22 ndeshjesh

Sadik.Autor

E VEÇANTË/ Dopieta e dytë nga stoli pas 14 vitesh për Ronaldon, shikoni statistikat nga ndeshja e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment