Futboll Sport

Kur djalin nuk e lënë të bashkohet me babanë, as për 40 milionë euro…

Nga Fiorentina e “djemve të artistëve”, te Atletico Madrid e babait të tij?!

Diego Simeone dëshiron të shtojë dinastinë e tij te “Los Colchoneros”, duke marrë Giovanni, për të cilin presidenti Enrique Cerezo ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Ashtu di bën të ditur portali spanjoll “sport.es”, Fiorentina e ka refuzuar këtë ofertë. “Vjollcët” e konsiderojnë këtë shifër si shumë të ulët, duke parë potencialin e “Cholito”, që në sezonin e tij të parë në Firence shënoi 14 gola.

Pra, 40 milionë euro nuk mjaftojnë që Simeone jr. të shkojë nën urdhrat e babait të tij Diego, edhe pse mendohet se në të ardhmen do të ketë një tjetër sulm të Atletico Madrid.

Disa javë më parë, Marseille ofroi 40 milionë euro për Giovanni Simeone, por ashtu si ndodhi dje me Atletico, përgjigja e Fiorentina ishte “jo, faleminderit!”.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ E zyrtarizon vetë klubi, Erald Çinari transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Publikohet axhenda, ja kur dhe ku do të zhvillohen përballjet e turit të dytë…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Më në fund vjen e para për Sadikun, në ndeshjen që Las Palmas shënon… 17 gola

Delo.autor

Leave a Comment